Bagnaia dominon dhe fiton në Assen, Quartararo mbyll garën para kohe

Francesco Bagnaia triumfon në Çmimin e Madh të Holandës, etapa e 11-të sezonale e kampionatit botëror të MotoGP. Piloti i Ducatit, që u nis nga pole position, dominoi garën dhe me meritë kaloi i pari vijën e finishit.

Bagnaia fiton në Assen garën e tij të 7-të në elitën e garave me motorë si dhe mori suksesin e tretë në këtë sezon. I dyti u rendit piloti tjetër i Ducatit i skuadrës Mooney VR46 Marco Bezzecchi që zhvilloi një garë të madhe dhe siguroi podiumin e parë në karrierë në MotoGP.

Maverick Vinales me Aprilian e tij zuri shkallën më të ulët të podiumit. Aleix Espargaro, që bëri një rikuperim të madh, mbylli garën në vendin e 4-t.

Quartararo u rrëzua dhe u detyrua të tërhiqej nga gara, por sërish “Diablo” mbetet i vetëm në krye të renditjes për pilotë me 21 pikë më shumë se Aleix Espargaró. Falë këtij suksesi Francesco Bagnaia ngjitet në renditje dhe aktualisht është 66 pikë larg kampionit në fuqi të Botës. / Oversport.tv

Foto: MotoGP™ Twitter