Bagnaia dominon provat zyrtare, niset i pari edhe në Portugali

Francesco Bagnaia do të niset i pari në Çmimin e Madh të Portugalisë, gara e parafundit e kampionatit botëror të MotoGp. Piloti i Ducatit koleksionon “Pole Position” e pestë radhazi dhe do të niset në vijën e parë në pistën e Algarve, para Jack Miller dhe Suzukit të Joan Mir.

Fabio Quartararo, kampioni i ri i Botës, do të niset në reshtin e tretë, pasi ka zënë vendin e 7-të në provat zyrtare. Valentino Rossi do të nisë garën nga rreshti i 6-të.

Sezoni po shkon drejt përfundimit, por duket se Francesco Bagnaia është abonuar me vendin e parë në provat zyrtare, pasi siguron “Polin” e 5-të radhazi, duke konfirmuar se nuk ndodhet rastësisht në vendin e dytë në renditjen e pilotëve.

Gara zyrtare e Çmimit të Madh të Portugalisë do të zhvillohet nesër në orën 14:00. / Oversport.tv