Bajrami i gatshëm të sakrifikojë: Luaj si do Reja, uroj të shënoj gol

Nedim Bajrami ka folur nga grumbullimi i kombëtares për ndeshjen e radhës, objektivat personalë si dhe dëshirën për të gjetur rrugën e rrjetës me Shqpiërinë.

“E dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë në Hungari. Do futemi në fushë me vetëbësim, pasi i kemi fituar dy ndeshjet e fundit. Duhet ta përgatisim lojën sa më mirë”.

I kam shënuar dy gola në Serie A, jam mirë, po gëzoj formë të mirë. Nuk mendoj se duhet të kemi presion, duhet të futemi në fushë me ide të qarta, të dimë çfarë të bëjmë.

Të dyja janë të forta, si Hungaria, ashtu edhe Polonia. Ndeshjet nisin 0-0, i dimë kualitetet tona dhe duhet të përqendrohemi te loja jonë”.

Pyetjes së gazetarit të Oversport, Olsi Tujani, se a është i gatshëm të sakrifikojë tek skuadra kombëtare, mesfushori i Empolit i përgjigjet:

“Duhet të punoj më shumë në mbrojtje dhe pa topin në kombëtare. Tek Empoli punoj më shumë përpara. Goli i parë me kombëtares? Në fund e vendos Reja kush luan, por kur të futem në fushë do të jap maksimumin. Uroj të shënoj gol”.

Për paraqitjejet në Serie A, deklaron: “Reja më ka thënë që duhet të punoj edhe pa top, por edhe me topin. Tek Empoli jemi shumë mirë, jemi tre shqiptarë. Shpresoj që edhe Asllani të futet në ekipin e parë aty. Sa i takon numrit në fanellë, nuk është se ka ndonjë rëndësi për mua. Me rëndësi është të futemi në fushë, të japim maksimumin, dhe të fitojmë ndeshjet”. /Oversport.tv