Bajrami në merkato, Empoli kërkon 12 milionë euro për fantazistin shqiptar

Nedim Bajrami pritet të jetë një emër i nxehtë në merkaton e ardhshme. Mesfushori me tipare sulmuese i Empolit, nuk është duke gjetur hapësirat e duhura këtë sezon të Serie A dhe ekipet që duan të përfitojnë nga shërbimet e talentit shqiptar janë të shumta.

Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoëeb.com”, shqiptari nuk është i kënaqur me aktivizimin e paktë në ndeshjet e fundit dhe një largim i mundshëm i tij është diçka konkrete. Sipas prestigjiozes italiane, presidenti i Empolit nuk pranon të ulet në negociata për një shifër më të ulët se 12 milionë euro plus edhe bonuset për fantazistin.

Më parë, për Bajramin kanë shfaqur interes shumë skuadra të Serie A. Në ankandin e hapur për të, Napoli dhe Fiorentina ishin më tepër të interesuara. Megjithatë, drejtuesit e Empolit vendosën ta mbanin ende në ekip, por lakimi i emrit të tij në merkaton e ardhshme është e pashmangshme. /oversport.tv