Mesfushori i Milanit, Tiemoue Bakayoko, debutoi mbrëmjen e djeshme për herë të dytë si lojtar i kuqezinjve përballë Lazios, ndërkohë që u përball me skena të pakëndshme në fushën e lojës.
I njohur nga tifozeria laciale, Bakayoko ra pre e fyerjeve raciste dhe i është dashur të mbajë presionin e fjalëve mbi supe.
Milani, pas ndeshjes, ka reaguar menjëherë, dhe ka paralajmëruar se do dërgojë një ankesë pranë FIGC për të dënuar tifozët e papërgjegjshëm.
“Në lidhje me thirrjet diskriminuese në adresën e lojtarit tonë Bakayoko – shkroi klubi kuqezi në Twitter – nga sektori i mysafirëve, AC Milan, pas kontrolleve të duhura, po konsideron të paraqesë një ankesë në FIGC”. /Oversport.tv