Balaj: Emocion i madh të kthehem këtu, shpresoj që çdo javë të flasë për Vllazninë

Bekim Balaj ka folur për Oversport pas debutimit të tij me fanellën e Vllaznisë pas plot 13 vitesh.

“Emocionet janë të mëdha për rikthimin në Shkodër. Më vjen mirë që kthehem dhe arrijmë të fitojmë një ndeshje të rëndësishme. Shpresoja të debutoja me gol, por e rëndësishme është fitorja.

Ekipi është në formë dhe shpresojmë që të vazhdojmë me këtë ritëm si në kampionat edhe në Kupën, më pas të shohim se ku mund të shkojmë. Unë jam rritur në Shkodër dhe e di se çdo të thotë të luash në Loro Boriçi.

Do punoj që të kap formën maksimale dhe të ndihmoj skuadrën që të arrijë objektivat. Shpresojmë që çdo javë të flasim për fitoret e Vllaznisë.

U ktheva shumë vite pas. Mbështetja e tifozëve shkodranë dihet dhe besoj që stadiumi do të mbushet plot. Entuziazmi ndihet në skuadër dhe në qytet dhe shpresojmë.” – ka thënë Balaj. /oversport.tv