Ballardini rrezikon vendin e punës, Pirlo dhe Donadoni gati për stolin e Genoas

Pavarësisht barazimit të marrë në transfertë përballë Spezias, rendimenti i Genoas këtë sezon lë shumë për të dëshiruar dhe aktualisht skuadra kuqeblu qëndron në zonën e ftohtë që të zbret në kategorinë inferiore.

Genoa duhet të ndryshojë marsh dhe sfida e ardhshme kundër Venezias, një përballje direkte për mbijetesë, do të jetë vendimtare për të ardhmen e teknikut Ballardini, që rrezikon seriozisht vendin e tij të punës.

Duket se lojtarët e mbështesin teknikun, por janë rezultatet ato që nuk janë në anën e trajnerit. Të dielën në stadiumin “Ferraris” vendoset e ardhmja e Ballardinit.

Drejtuesit kanë menduar edhe alternativat e teknikut, që janë dy emra të njohur si Andrea Pirlo dhe Roberto Donadoni. Kandidati kryesor ishte Gattuso, por ish-trajneri i Milanit dhe Napolit refuzoi ofertën e drejtuesve kuqeblu. /Oversport.tv