Ballkani dominon Larne dhe hedh një hap të madh drejt kualifikimit në turin tjetër

Ballkani ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 irlandezo-veriorët e Larne në “Fadil Vokrri” dhe ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në turin e tretë të Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka dominuar ndeshjen, duke arritur të gjejë 3 herë rrugën e rrjetës. Rrahmani zhbllokon sfidën nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa pak minuta më vonë Kryeziu shënon golin e dytë për skuadrën nga Suhareka, që mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.

Kampionët e Kosovës dominojnë edhe pjesën e dytë dhe shënojnë edhe një tjetër gol me Gripshin. Ballkani merr një fitore të merituar dhe I afrohet shumë kualifikimit në turin tjetër të Conference League. /Oversport.tv