Ballkani fiton derbin shqiptar, kampionët e Kosovës triumfojnë në Shkup

Ballkani fiton derbin shqiptar përballë Shkupit dhe falë këtij suksesi hedh një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e grupeve të Conference League.

Kampionët e Kosovës kanë triumfuar 2-1 në transfertë përballë kampionëve të Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e parë të Play Off-it të Conference League.

Vendasit zhbllokojnë të parët sfidën me Adetunji, por djemtë e Ilir Dajës përmbysin gjithçka falë golave të Rrahmanit në pjesën e parë dhe Korenicës në të dytën. /Oversport.tv