Ballkani hipotekon kualifikimin, Shkupi barazon përballë Dinamos së Zagrebit

Ballkani e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij në Conference League pasi ka hipotekuar kualifikimin për në turin tjetër. Ekipi i Ilir Dajës ka mposhtur me rezultatin tensitik 4-0 La Fiorita në transfertë.

Ishte Korenica ai që hapi siparin e golave përpara se Rrahmani të realizonte dy gola duke siguruar fitoren për Ballkanin. Megjithatë, ishte Berisha ai që vulosi rezultatin final në 4-0.

Një rezultat të mirë ka aritur edhe Shkupi në Kroaci përballë Dinamos së Zagrebit në kuadër të fazës së dytë të Champions League. Shkupi u ndal në një barazim 2-2 në transfertë dhe ka shanse shumë të mira për t’u kualifikuar në sfidën e dytë të këtij turi.

Ishte Queven që kaloi Shkupin në avantazh, por Ademi dhe Petkovic përbysën gjithçka. Megjithatë, në fundin e takimit Cephas realizoi dhe golin e baraspeshës duke vulosur rezultatin në 2-2. /oversport.tv