Ballkani i Dajës me një këmbë në raundin tjetër, në fushë dalin dhe Shkupi, Drita e Dukagjini

Përveç Tiranës që luan sot ndeshjen e kthimit në Conference League, do të dalin në fushë dhe katër skuadra të rajonit tonë. Si fillim në orën 19:00 do të luajë në transfertë Struga përballë Levski Sofia.

Përballja e parë e luajtur në Maqedoninë e Veriut përfundoi me rezultatin 2-0 për skuadrën bullgare. Megjithatë, skuadra e Strugës do të provojë gjithçka sonte në transfertën e vështirë duke shpresuar kualifikimin.

Në orën 20:00, do të startojë dhe takimi Drita-Plzen për kualifikueset e Conference League. Skuadra nga Gjilani arriti të dalë me një rezultat pozitiv nga Çekia duke barazuar pa gola ndaj gjigantëve të Plzen. Sot skuadra kosovare do të kërkojë të bëjë një befasi ndaj një kundërshtari shumë të njohur.

Gjithashtu sot do të dalë në fushë dhe Dukagjini në orën 20:15, ku do të luajë në transfertë ndaj Rijekës. Takimi i parë i luajtur në Kosovë u mbyll me shifrat 1-0 për skuadrën kroate. Kualifikimi për në raundin tjetër, duket shumë i vështirë për Dukagjinin, por ata do të provojnë gjithçka.

Ndërsa në orën 20:30, Ballkani do të ndeshet në transfertë kundër Larne. Skuadra e Ilir Dajës e ka thuajse të garantuar kualifikimin për në raundin tjetër pasi përballja e parë në shtëpi përfundoi me rezultatin e pastër 3-0. /oversport.tv