Ballkani përmbys Drenicën dhe i merr kreun, Malisheva frenon Gjilanin

Ballkani ka marrë sërish kryesimin në BKT Superliga e Kosovës, pasi mposhti sot me përmbysje skuadrën e Drenicës. Ekipi nga Suhareka e pa veten në disavantazh të dy golave, me autor Kreshnik Ukën.

Ballkani nuk u dorëzua dhe e hapi lojën me anë të kapiteënit Armand Thaqi. Rustem Hoxha, kampion vjet me Teutën, barazoi në minutën e 71-të. Thaqi ia doli të shënonte edhe golin e fitores, duke u bërë heroi i skuadrës së Ballkanit.

Gjilani nuk ka mundur të ruajë hapin e kryesuesve, pasi ka barazuar në një transfertë të vështirë kundër Malishevës. Këta të fundit madje shënuan të parët me Marc-Olivier, ndërsa Progni shmangu humbjen e skuadrës së Munishit.

BKT Superliga – JAVA 8
Ballkani-Drenica 3-2
Shënues:
Thaqi 61’, 83, Hoxha 71’ / Uka 25’, (pen.) 55’
Malisheva-Gjilani 1-1
Shënues: Marc-Olivier 68’ / Progni 74’

/ oversport.tv