Ballkani prek titullin, thyen në shtesë Dritën! Llapi sulmon vendin e dytë

Ballkani është me një dorë te titulli kampion, pasi ka mposhtur sot edhe Dritën me rezultatin 3-2 dhe numëron 14 pikë më shumë se gjilanasit kur kanë mbetur edhe pesë javë kampionat.

Skuadra e Ilir Dajës shënoi dy gola në fillim të pjesës së dytë. Blakçori ngatërroi portë me autogol, kurse Gripshi dyfishoi. Drita gjithsesi nuk u dorëzua. Kryeziu e hapi ndeshjen, kurse Tahiri barazoi.

U mendua se gjithçka u mbyll në paqe, por Ermal Krasniqi në minutat shtesë shënoi golin e fitores për Ballkanin. Fitore sot mori edhe Llapi, që tani mendon edhe për vendin e dytë në klasifikim.

Ekipi nga Podujeva mundi 2-0 Malishevën në transfertë. Ramadani e zhbllokoi ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë, kurse në shtesë Maliqi shënoi edhe golin e sigurisë kur nuk kishte më kohë për kundërshtarin.

BKT SUPERLIGA – JAVA 31

Ballkani-Drita 3-2
Shënues:
Blakçori (aut.) 50’, Gripshi 54’, Krasniqi 90+5’ / Kryeziu 78’, Tahiri 89’

Malisheva-Llapi 0-2
Shënues:
Ramadani 57’, Maliqi 90+6’

/ oversport.tv