Ballkani shkëlqen në transfertë, nuk ka festë për skuadrat e tjera shqiptare

Ballkani tregon forcën edhe në Irlandën e Veriut, mposht 4-1 Larne dhe kualifikohet në turin e tretë të Conference League. Skuadra e Ilir Dajës shënon nga 2 gola për çdo pjesë dhe merr një fitore të merituar në transfertë.

Festojnë kampionët e Kosovës, por eliminohen të gjitha skuadrat e tjera shqiptare nga Conference League. Dukagjini mposhtet 6-1 nga Rijeka në Kroaci.

Drita është e pafat, mundet 2-1 nga Plzen në “Fadil Vokrri” në një sfidë maratonë. Edhe Shkupi eliminohet nga Europa, pasi u mund 1-0 nga Levski në Sofje. /Oversport.tv