Ballkani shkruan historinë, kualifikohet në fazën e grupeve të Conference League

Ballkani shkruan historinë pasi kualifikohet për herë të parë në fazën e grupeve të Conference League.

Skuadra e Ilir Dajës ka mposhtur Shkupin 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës dhe falë këtij suksesi bëhet skuadra e parë në historinë e futbollit kosovar që kualifikohet në fazën finale të një turneu të UEFA-s.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë luajtur në inferioritet numerik që nga minuta e dytë sepse Abdulla ka marrë karton të kuq, por sfida është vendosur nga një gol i Korenicës në minutën e 69-të.

Një sukses historik për kampionët e Kosovës, që nesër do të mësojnë kundërshtarët në shortin e fazës së grupeve të Conference League. / Oversport.tv