Balotelli drejt Zvicrës, e konfirmon vetë presidenti i klubit

Mario Balotelli mund të quhet “ëndrra e një nate vere” për Sionin. Sulmuesi italian po kërkohet me ngulm nga klubi zvicerian dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë presidenti i Sion.

Christian Constantin foli përgjatë një interivste për Blick ku u shpreh se palët janë duke diskutuar prej javësh për këtë transferim. “Është e vërtetë, jemi duke diskutuar prej javësh.”

Balotelli është pjesë e Adana Demirspor në Turqi dhe ka një kontratë që e mban lidhur deri në vitin 2024. Megjithatë, italiani ka shprehur dëshirën që të largohet nga Turqia. /oversport.tv

Foto: Adana Demirspor Kulübü, Facebook