Baraclough: Të tregojmë se sa vlejmë përballë kampionëve të Europës

Ian Baraclough, trajneri i Irlandës së Veriut ka folur në prag të ndeshjes kundër Italisë, duke pranuar se do të jetë e vështirë përballë një skuadre të etur për gola: “Do të preferoja që Italia të kishte fituar ndeshjen kundër Zvicrës, sepse do të vijnë këtu për të synuar maksimumin.

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne, sepse kemi patur pak kohë për ta përgatitur. Shpresoj që djemtë të mund ta shijojnë këtë sfidë, sepse mbrëmje si ajo e nesërmja nuk ndodhin shpesh”.

“Kemi përjetuar ndeshje të tilla në të kaluarën, si sfidat kundër Gjermanisë apo Holandës, por për ne kjo është një provë shumë e madhe. Kemi mundësinë që të tregojmë se sa vlejmë përpara kampionëve të Europës, skuadrës më të mirë të kontinentit. Por, nuk do të kemi frikë.

E dimë që në disa raste do të jemi të mbledhur në zonën tonë, do ta kemi shumë pak topin në zotërim, prandaj duhet ta menaxhojmë mirë kur të jemi ne në zotërim të topit.

Duhet të përmirësohemi në krahasim me pjesën e dytë në ndeshjen kundër Lituanisë, duhet të mësojmë nga gabimet e bëra në ato 45 minuta”, ka përfunduar trajneri i Irlandës së Veriut. / Oversport.tv