Barazime sërish në Superiore, këtë herë në duelet Kastrioti-Tirana dhe Teuta-Dinamo. Sfida e fundit , e luajtur në Rrogozhinë, përfundoi në barazim pa gola dhe të dyja skuadrat kanë shkuar në kuotën e 5 pikëve.
Sofranac i Dinamos ishte i pari që kërcënoi portën e Teutës, ndërkohë që durrsakët u kundërpërgjigjen me Gorgiev. Ali Samake mund të kishte shënuar më për blutë, në pjesën e dytë, kurse Gruda provoi për Teutën.
Përpjekjet e të dyja skuadrave nuk u përkthyen me gol. Në Kamzë Tirana barazoi 1-1 me Kastriotin, që shënoi i pari me Karakaçin me penallti. Bardheblutë e nisën në sulm, por Xhixha nuk shënoi i vetëm me Salin.
Ngoo pretendoi edhe për një penallti, por nuk mendoi ashtu arbitri Bastari. Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërsa barazimi erdhi shumë shpejt. Taulant Seferi ndëshkoi Kastriotin, kurse Engjëll Hoti humbi mundësinë më të mirë për të shënuar golin e fitores në minutat e fundit.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 3
Kastrioti-Tirana 1-1
Shënues: Karakaçi 41’, / Seferi 49’
Teuta-Dinamo 0-0
/ oversport.tv