Barazimi mes Interit dhe Atalantës, Napoli “show” direkt nga Twitter

Atalanta dhe Interi u përballën mbrëmjen e sotme dhe ndeshja mes tyre përfundoi 0-0, ndërkohë që pas ndeshjes Napoli kishte një mesazh për të dyja ekipet.

“Napoli komplimenton Atalantën dhe Interin për një ndeshje të bukur, që kishte futboll të ndershëm dhe spektakolar”, shkruhet në postimin e Napolit.

Më shumë se loja e bukur, me siguri Napolin e ka gëzuar barazimi i këtyre skuadrave, që i jep mundësinë të ketë një tjetër distancë me to. / oversport.tv