Barça e gatshme të paguajë për Lewandowskin, Bayerni nuk dorëzohet lehtë

E ardhmja e Lewandowskit është e pasigurtë, por interesimi i Barcelonës për sulmuesin polak është diçka e sigurt. Sipas asaj që shkruan “Marca”, ka patur një takim mes drejtorit të klubit spanjoll Mateu Alemany dhe agjentit të lojtarit Pini Zahavi të mërkurën.

Alemany i ka bërë të ditur agjentit se Barcelona është e gatshme të paguajë 35 milionë eurot që Bayerni i Mynihut kërkon për kartonin e lojtarit. Për Lewandowskin është gati një kontratë 2-vjeçare me opsionin për një vit të tretë.

Por klubi gjerman nuk është dorëzuar dhe pritet që të mërkurën të ketë një takim mes drejtuesve të Bayernit dhe Pini Zahavit. /Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter