Barcelona arrin marrëveshjen me “bishën” Adama Traore

Barcelona ka intensifikuar bisedimet me Wolvesin për të transferuar sulmuesin Adama Traore. Ideja e klubit katalanas është që ta huazojë deri në fundin e këtij sezoni me opsion për blerjen e tij.

Të dy klubet janë duke diskutuar termat e kontratës, por duket se gjërat kanë ecur mjaft mirë dhe ky operacion mund të përfundojë me sukses. Agjendi Mendesh është paraqitur në Barcelonë për të mbyllur marrëveshjen, sepse për futbollistin ka edhe interesim nga skuadra të tjera.

Tottenhami është një prej tyre, por që për momentin duket se ka mbetur pas në këtë garë. Barcelona në fakt duhet të zhbllokojë merkaton duke larguar Dembelenë dhe më vonë të zyrtarizojë Traorenë.

Lojtari spanjoll ka tërhequr vëmendjen e mediave disa vite më parë për forcën fizike dhe trupin e pasur me muskuj. / Oversport.tv