Barcelona del hapur, i ofron 6.5 milionë në sezon mesfushorit të Milanit

Barcelona po intensifikon kontaktet me Franck Kessie dhe gjatë ditëve të fundit spanjollët i kanë ofruar një kontratë ku mesfushori do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon.

Agjentët e lojtarit kanë informuar Milanin për ofertën dhe tashmë topi kalon në anën e mesfushorit, që në qershor do të jetë lojtar i lirë, pasi ka refuzuar ofertat e klubit kuqezi për rinovim.

Ka ardhur drejt fundit aventura 5-vjeçare e Kessie te Milani. Pasi refuzoi në fillim të shkurtit ofertën prej 5.8 milionë eurosh të kuqezinjve, lojtari ka tani valixhet në dorë dhe mbetet për tu mësuar vetëm destinacioni i ri.

Të dhënat e fundit të çojnë në Spanjë, aty ku Barcelona e rilindur ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të bëjë një ofertë zyrtare. / Oversport.tv

Foto: AC Milan Facebook