Barcelona duhet të trembet, Chelsea tenton t’i “grabisë” talentin

Gavi është talenti i fundit që i ka befasuar të gjithë te Barcelona. Edhe pse është vetëm 17 vjeç, mesfushori ka treguar pjekuri në fushë dhe ka fituar edhe një vend titullari te kombëtarja e Spanjës.

Të gjitha këto janë një tregues i qartë për cilësitë e mesfushorit të talentuar, të cilin Barcelona po tenton ta “blindojë” me një kontratë të re.

Nga ana tjetër ka klube të mëdha që po mundohen të përfitojnë nga kjo situatë dhe janë gati të paguajnë edhe klauzolën e lirimit.

Në Angli, sipas asaj që shkruan gazetari Albert Roge, Chelsea është i gatshëm ta paguajë shifrën e 50 milion eurove dhe ta afrojë në skuadër Gavin. I riu ka kontratë deri më 30 qershor 2023. / oversport.tv