Barcelona e ka ndarë mendjen për Xavin, zyrtarizimi çështje orësh

Dita e sotme do të jetë e mbushur me takime, për të diskutuar mbi detajet e rikthimit të Xavit te Barcelona. Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi. Marrëveshja mes drejtuesve të klubit katalanas dhe atyre të Al Saadit është shumë pranë mbylljes me sukses.

Në orët e mëngjesit pritet që takim përfundimtar mes trajnerit dhe Mohammed bin Khalifa Al Thani, shefit të madh të klubit nga Katari. Në Doha po zhvillohet akti i fundit i tratativës që do të rikthejë në shtëpi një lojtar të madh të klubit blaugrana.

Bindja e të gjithëve është se gjithçka do të mbyllet pozitivisht. Në çdo rast, edhe nëse nuk ka një marrëveshje mes klubeve, Barcelona ka vendosur që të mos presë më dhe është e gatshme që të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës, që është 5 milion euro.

Drejtuesit e klubit spanjoll kanë kaluar ditët e fundit në Doha, duke zhvilluar takime me drejtuesit e Al Saddit dhe vetë Xavin dhe nuk kanë ndërmend që të zgjasin qëndrimin e tyre në Katar.

Ndërkohë trajneri i ardhshëm dhe të dërguarit e Barcelonës kanë gjetur marrëveshjen për stafin teknik: Xavi do të ketë dy bashkëpunëtorë, vëlllain e tij Oscar Hernandez dhe Sergio Alegre, një përgatitës atletik, Ivan Torres. /Oversport.tv