Barcelona e “përjashton” Dembele, Laporta: Vështirë të luajë këtë sezon

Ousmane Dembele ka shumë pak shanse që të rikthehet në fushën e lojës me Barcelonën. Sulmuesit francez i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe nuk pranoi ta rinovonte atë.

Madje ai as nuk u largua nga katalanasit në merkaton e janarit duke iu krijuar shumë probleme drejtuesve.

Ishte vetë presidenti Laporta që parashikoi një të ardhme të errët për Dembele, duke dhënë sinjale përjashtimi, megjithatë fjalën e fundit e ka trajner Xavi.

“Këtë do ta vendosë trajneri. Mendoj se Xavi po punon për këtë sezon, por edhe për atë që vjen. Një lojtar që nuk do të jetë këtu dhe do të shkojë në një tjetër skuadër, sigurisht që e ka të vështirë të luajë. Ne jemi duke ndërtuar një ekip të ri. Dembele nuk e pranoi rinovimin”, tha Laporta.

Presidenti i katalanasve u shfaq shumë i zhgënjyer me lojtarin dhe menaxherin e tij. Ai gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë që të prishë kontratën me ta. / oversport.tv