Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, pasi ka mposhtur në finale 3-1 rivalët e përjetshëm të Realit të Madridit. Skuadra e Xavit dominon finalen e luajtur në Arabinë Saudite dhe shënon 3 gola me Gavin, Lewandowskin dhe Pedrin. Goli I Benzemasë në kohën shtesë vlen vetëm për statistika.
Barcelona fiton për herë të 14-të Superkupën e Spanjës dhe shkurorëzon Realin, që fitoi edicion e kaluar të këtij kompeticioni.
Suksesi në Riad përballë Realit të Madridit është trofeu I parë I teknikut Xavi Hernandez në krye të pankinës së Barcelonës. / Oversport.tv