Barcelona gati t’i japë duart, gjigantët italianë me sytë nga Samuel Umtiti

Milani dhe Juventusi mund t’i rikthehen një piste të vjetër në merkato dhe kjo mund të ndodhë që në muajin janar.

Samuel Umtiti, mbrojtësi i Barcelonës, mund të zgjidhë kontratën pas mungesës së hapësirave te katalanasit.

Në fakt klubi i LaLiga bëri çmos që ta shiste që në verë, por nuk ia doli dot. Tashmë shihet e rrugës që të mjaftohen edhe me kursimin e rrogës së francezit.

Nëse del i lirë, atëherë Milani dhe Juventusi do tentojnë ta bindin kampionin e Botës me Francën në “Rusi 2018”. / oversport.tv