Barcelona ka një mbrojtje të hekurt, skuadra e Xavit vendos rekord në LaLiga

Barcelona po dominon këtë sezon kampionatin spanjoll dhe 9 pikët e avantazhit përballë rivalëve të vjetër të Realit të Madridit kanë ardhur edhe falë mbrojtjes së hekurt.

Skuadra e Xavit vazhdon të fitojë me rezultate minimale, por ajo që është më e rëndësishme, vazhdon të mos pësojë gola. Pas fitores së radhës 1-0 përballë Athletic Bilbao në fundjavë ka shkuar në 19-të numri i ndeshjeve ku është ruajtur porta e paprekur në kampionat.

Në Spanjë askush nuk ka nuk ka bërë më mirë në këtë aspekt pas 25 javëve kampionat shkruan “Opta”, Atletico dhe Deportivo kishin pësuar nga 10 gola respektivisht në sezonet 1990/91 dhe 1993/94. / Oversport.tv