Barcelona kënaqet me 65 milionë, Frenkie de Jong bashkohet me United

Edhe në Angli konfirmojnë lajmet që kanë pushtuar mediat spanjolle në orët e fundit: Frenkie de Jong është tashmë virtualisht një lojtar i Manchester United.

“Sky Sports UK” shkruan se është arritur marrëveshja e plotë mes klubeve dhe tashmë po punohet vetëm për detajet që lidhen me bonuset e veçanta.

Pjesa fikse e transferimit do të jetë 65 milionë euro dhe nuk pritet që lojtari të ketë probleme në lidhje me kontratën individuale që do të lidhë me “djajtë e kuq”. / Oversport.tv

Foto: Barcelona Twitter