Barcelona kërkon Koulibaly, ofron Pjanic për të ulur çmimin e operacionit

Napoli mendon që ti bëjë një dhuratë trajnerit Spalletti në mesfushë për sezonin e ardhshëm dhe emri më i lakuar është ai i Miralem Pjanic.

Pas lajmeve të djeshme për këtë interesim, e përditshmja spanjolle “Sport” shkruan sot se Barcelona synon që të përfshijë mesfushorin boshnjak në tratativën për Kalidou Koulibaly, që pëlqehet shumë nga Xavi dhe shihet si një përforcim ideal për mbrojtjen blaugrana.

Qendërmbrojtësi senegalez, të cilit i skadon kontrata me klubin italian në vitin 2023 dhe akoma nuk ka rinovuar, vlerësohet rreth 35 milionë euro nga De Laurentiis dhe klubi spanjoll synon që të ulë këtë shifër duke ofruar kartonin e ish-lojtarit të Juventusit. Sigurisht, nëse Koulibaly dhe Napoli vendosin që të mos vazhdojnë më bashkëpunimin mes tyre. / Oversport.tv