Barcelona kërkon mesfushorë, Kessie dhe Brozovic nën shënjestër

“Flas shpesh me Xavin, sepse jemi miq, po ashtu flas shpesh edhe me Guardiolan. Por kemi Koeman dhe jemi krenarë që është ai trajneri ynë. Duhet t’i japim besim”.

Në një intervistë të dhënë për “RAC1”, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, konfirmon edhe njëherë besimin për teknikun holandez, pavarësisht nisjes jo shumë të mirë të sezonit.

Presidenti kërkon që në janar t’i bëjë një dhuratë teknikut, një përforcim në mesin e fushës, të cilin Koeman ka kohë që e kërkon.

Në ditët e kaluara, administrator i deleguar i klubit katalan, Ferran Reverter ka deklaruar se janë mundësitë ekonomike për të ndërhyrë në merkato dhe prioriteti është një lojtar, që ti bashkohet Pedri dhe De Jong në mesfushë.

Sipas të përditshmes “Sport”, Franck Kessie dhe Marcelo Brozovic, të cilëve u skadojnë kontratat respektive në qershor të 2022, janë objektivat kryesorë të Barcelonës.

Një tjetër emër që lakohet është ai i Tanguy Ndombelé, që nuk po gjen hapësira tek Tottenham. /Oversport.tv