Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri në merkaton e verës. Katalanasit po vuajnë në repartin e sulmit, ku Antoine Griezmann i la për Atletico Madrid dhe mundësia që Martin Braithëaite të largohet ekziston gjithashtu.
Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial shihet si mundësi reale për t’u afruar në Camp Nou. Francezi nuk po gjen hapësira në Old Trafford, pas afrimeve të Jadon Sancho dhe Cristiano Ronaldos, ndaj drejtuesit i kanë dhënë dritën jeshile për të gjetur një klub të ri.
Në rast se një ofertë e mirë vjen në merkaton dimërore, 25-vjeçari dhe “Djajtë e Kuq” do ta shqyrtonin, në të kundërt palët do ndajnë rrugët verën e ardhshme, kur Martial del si lojtar i lirë.
40 milionë euro është kërkesa e klubit, ndërsa Martial merr afro 250.000 sterlina në javë, pagë që tek Barcelona mund të shkurtohej, për shkak të krizës financiare që po kalon momentalisht klubi katalanas./ oversport.tv