Barcelona ndryshon strategji: Mund të blejmë edhe ne kur të duam

Ka ndryshim planesh në shtëpinë e Barcelonës. Pas fjalëve të Mateu Alemany, drejtor i zonës së futbollit, 15 ditë më parë: “Sot nuk mund ti lejojmë vetes blerje në janar”, ka ardhur deklarata e Ferran Reverter, drejtorit të përgjithshëm të klubit katalanas që në një event ka deklaruar:

“Sigurisht që Barcelona mund të bëjë blerje në janar. Në janar dhe në verë. Sigurisht që duhet të tregohemi të kujdesshëm në mënyrën që do ti bëjmë këto blerje”.

Fjalë të arta për trajnerin e ri të skuadrës, Xavi Hernandez, që ka kërkuar përforcime për të rritur nivelin e skuadrës, që në momentin që u ul në stolin e Barcelonës.

Sipas asaj që shkruan “Sport”, trajneri i ka idetë e qarta dhe i ka dhënë emrat që klubi duhet të kontaktojë. Xavi kërkon që të përforcojë disa pika kyçe në skuadër, prandaj kërkon me ngulm anësorin e Chelseat, Cesar Azpilicueta, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit.

Duhet gjetur marrëveshja ekonomike me klubet respektive për Ferran Torres (Manchester City) dhe Dani Olmo (Leipzig) dhe e njëjta logjikë vlen edhe për Timo Werner dhe Ziyech, të cilëve u skadon kontrata me blutë e Londrës në vitin 2025. Në shënjestrën e Barcelonës është edhe Karim Adeyemi, sulmuesi i Salzburgut, që në janar mbush 20 vjeç. / Oversport.tv