Shanset që Barcelona të kalojë fazën e grupeve në Champions League janë ende të mëdha, por shifrat e tyre në pesë duelet e fundit në këtë kompeticion flasin për një situatë të rëndë.
Asnjë fitore e marrë dhe që këtu mund të marrë fund diskutimi, por le t’i shkojmë më thellë me shifra të tjera.
Barcelona ka vetëm një barazim me PSG, ndërkohë që katër ndeshjet e tjera i kanë humbur, një prej tyre me francezët e sipërpërmendur.
Juventus, Benfica e Bayern Munich gjithashtu kanë triumfuar ndaj katalanasve, që kanë pësuar në këto duele 14 gola dhe kanë shënuar vetëm dy herë. Krizë totale! / oversport.tv
5 – Barcelona's last five Champions League matches:
0 wins
1 draw
4 defeats
2 goals
14 goals concededTrouble. pic.twitter.com/j0aGgqEJVv
— OptaJoe (@OptaJoe) September 29, 2021