Philippe Coutinho nuk po gjen hapësira te Barcelona. I rikthyer nga një lëndim që e mbajti gjatë jashtë fushës së blertë, fantazisti brazilian po kërkon minuta për të gjetur formën e tij të dikurshme.
Mundësitë e pakta që i ofrohen nga skuadra katalanase, bëjnë që 29-vjeccari të kërkojë një klub të ri.
Sipas raportimeve që vijnë nga Calciomercato.com, klubi katalanas ua ka ofruar sërish klubeve si Milan dhe Juventus për të nënshkruar me brazilianin, në formulë huazimi.
Presidenti Laporta po kërkon të lirojë buxhetin nga pagat e larta dhe Coutinho mund të jetë një ndër të sakrifikuarit.
Katalanasit janë të gatshëm për të paguar një pjesë të rrogës së tij, vetëm për ta lënë atë të lirë në një klub tjetër.
Coutinho e njeh kampionatin italian, sepse ka luajtur më herët për Interin nga viti 2008 deri në vitin 2013. / oversport.tv