Barcelona nuk i ndahet holandezëve, Ten Hag në “Pole position”

Shtohen zërat për zëvendësuesin e Ronald Koeman në stolin e Barcelonës. Se fundmi ka dalë në dritë edhe emri i Erik ten Hag. Trajneri i Ajax ka impresionuar me stilin e tij të lojës dhe po konsiderohet si trajneri ideal për Barcelonën.

Sipas  Catalunya Ràdio, kandidatura e ten Hag po e josh jo pak presidentin Laporte.

Megjithatë emrat e Pirlo, Xavi dhe Roberto Martinez vazhdojnë të gumëzhijnë në ambientin blaugrana.

Rezultatet e dobëta të holandezit Koeman duket se nuk i kanë lënë zgjidhje tjetër drejtuesve të Barcelonës, veçse të shikojnë për një opsion më të mirë. Duket se sfida ndaj Atletico Madrid në Wanda Metropolitano do të jetë e fundit për Koeman në stolin e Barcelonës.

Megjithatë, problemet për të arritur një marrëveshje direkte me Ten Hag janë shqetësuese pasi trajneri i Ajax dëshirë të nënshkruaj më katalanasit vetëm në fillim të sezonit tjetër. / oversport.tv