Barcelona nuk ka para për paga të larta, Real Madrid nuk njeh krizë

Situata ekonomike tek Barcelona është shumë e keqe dhe kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të ulin fondin që ishte parashikuar për të mbuluar pagat e lojtarëve.

Nëse në mars klubi katalan kishte në dispozicion 347 milion euro për pagat, sot kjo shifër është ulur drastikisht në 97 milion euro. Nëse Messi do të qëndronte akoma në “Camp Nou”, atëherë do ta merrte ai i vetëm të gjithë fondin e pagave.

Llogaritë-Ka vite që LaLiga dy herë në vit, kur mbyllen dy sesionet e merkatos, publikon limitet e pagave të skuadrave që militojnë në kategorinë e parë dhe të dytë të futbollit spanjoll. Më saktë, sa kanë mundësi klubet që të shpenzojnë për pagat e skuadrës së parë (25 lojtarë, staf teknik dhe të rinjtë).

Rënia e Bracelonës-Para dy vitesh, Barcelona kishte një kuotë maksimale pagash prej 671.4 milion eurosh. Katalanasit i lejonin vetes pagat më të larta në kampionat, sepse arkëtonin shumë të ardhura, të cilat pësuan rënie të frikshme gjatë pandemisë.

Reali s’njeh krizë – Shifrat e sotme të treguara nga LaLiga tregojnë vetëm një klub kundër rrymës: Realin e Madridit. Rekordmenët e Spanjës nuk kanë bërë blerje në dy vitet e fundit dhe rrogat nuk kanë qënë kurrë “galaktike”.

Në mars Reali kishte në dispozicion 437 milion për pagat dhe sot ka 739 milion. Shifra që nuk po shfrytëzohen dh po ruhen për të bërë ndonjë superblerje në merkato. Kylian Mbappé dhe Haaland janë të parët në listën e dëshirave të madrilenëve. / Oversport.tv