Barcelona për “shopping” te Chelsea, kërkon të huazojë tre lojtarë

Barcelona po përpiqet t’i plotësojë dëshirat trajnerit të ri Xavi. Kështu mediat janë vënë në punë për të zbuluar dëshirat e teknikut spanjoll. Sipas asaj që raporton “Sport”, drejtuesit e Barcelonës po mendojnë të hyjnë në negociata me Chelsean për plot tre lojtarë.

I pari në listë për Xavin është Christian Pulisic. Talenti amerikan konsiderohet si përforcimi ideal për Barcelonën duke parë edhe dëmtimet e shumta që Ousmane Dembele ka pasur. I dyti në listë është ish-sulmuesi i Ajax, Hakim Ziyech. Edhe Ziyech është një lojtar që përshtatet mirë me stilin e lojës të Xavit dhe afrimi i tij në Barcelonë është më shumë se një mundësi.

Ndërkohë, i fundit në listë po nga ekipi i Chelsea është Callum Hudson-Odoi. Megjithatë, ajo që bie në sy në shkrimin e “Sport” është se të tre lojtarët Barcelona kërkon t’i afrojë me huazim. Kriza financiare e ka goditur rëndë Barcelonën dhe kjo gjë pasqyrohet edhe tek ofertat që ajo bën. /oversport.tv