Barcelona reagon pas humbjes ndaj Atletico, mund Valencian 3-1

Barcelona është rikthyer te fitorja pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Atletico Madrid. Katalanasit mundën me rezultatin 3-1 Valencian në një ndeshje të dominuar kryesisht nga ekipi i Koeman.

Ishte Valencia ajo që e hapi siparin e golave me anë të Gaya që në minutat e para të takimit. Megjithatë, vetëm pak minuta më vonë, Ansu Fati barazoi rezultatin me një goditje në cepin e portës duke mposhtur portierin kundërshtar.

Në fundin e pjesës së parë, përsëri një goditje në cepin e portës, kësaj rradhe nga Memphis Depay e bëri të pamundur për portierin Cillencen që ta ndalte topin. Kështu, holandezi e çoi rezultatin në 2-1.

Për të shënuar golin e tretë dhe të sigurisë mendoi Coutinho që nuk fali nga pranë zonës pas një pase të mirë nga Dest. Kështu, ekipi i Koeman rikthehet te fitorja dhe merr 3 pikë ndaj një rivali të vështirë si Valencia. /oversport.tv

 

LA LIGA- JAVA E 9-TË
BARCELONA-VALENCIA 3-1
Shënues:
Fati 13’, Depay 41’, Coutinho 85’/ Gaya 5’