Barcelona rigjen fitoren në “Camp Nou”, Falcao i prish festën Sociedad

Champions League është edhe më afër. Barcelona ka triumfuar 2-1 kundër Mallorca, që nuk kishte Vedat Muriqin për shkak se ishte i pezulluar me kartonë të verdhë.

Katalanasit si zakonisht dominuan në zotërimin e topit dhe që në fillim iu afruan golit me Aubameyang dhe Araujo, derisa ta çonte në rrjetë “sferën” holandezi Memphis Depay në mesin e pjesës së parë.

Fillimi i fraksionit të dytë të lojës solli edhe një gol tjetër dhe këtë herë ishte mesfushori Sergio Busquets, i cili ndëshkoi skuadrën e Mallorca. Depay në minutën e 73-të goditi traversën, ndërsa më pas shënoi Ferran Torres.

VAR e ndali festën e Barcelonës, që dhjetë minuta nga fundi pësoi gol nga Raiolla. Gjithsesi deri në fund e ruajti epërsinë dhe mori pikët e plota në këtë duel në shtëpi, pasi kishte humbur tre sfidat e fundit aty.

NDESHJET E TJERA – Granada e Myrto Uzunit shmangu humbjen në shtesë kundër Celta Vigo, pasi Milla shënoi dhe i dha një pike shprese për mbijetesën skuadrës së tij. Rezultati 1-1 ishte mjaft i përhapur sot, pasi kështu përfundoi edhe Elche Osasuna e Rayo Vallecano-Real Sociedad.

Radamel Falcao  i dha një goditje të fortë skuadrës baske, që me pikët e plota e çonte në tre pikë diferencën me Atletico Madrid dhe shpresonte sërish për një vend në Champions League, edhe pse nuk është e lehtë. Për Sociedad kishte shënuar në pjesën e parë Sorloth. / oversport.tv

LALIGA – JAVA 34

Elche-Osasuna 1-1
Shënues:
P. Milla 84’ / Budimir (pen.) 67’

Granada-Celta Vigo 1-1
Shënues:
L. Milla 90+2’ / Puertas (aut.) 72’

Rayo Vallecano-Real Sociedad 1-1
Shënues:
Falaco 78’ / Sorloth 33’

Barcelona-Mallorca 2-1
Shënues:
Depay 25’, Busquets 54’ / Raillo 79’

Foto: FC Barcelona, Twitter