Barcelona: Sergi Roberto do të operohet, 4 muaj larg fushës së blertë

Barcelona ka konfirmuar se Sergi Roberto do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit që ka pësuar në muskulin e kofshës së djathtë.

Roberto nuk ka luajtur që nga humbja 1-0 përballë Vallecanos në tetor dhe tashmë duket se do të mungojë akoma edhe më gjatë.

Mesfushori ka luajtur 12 ndeshje me Barcelonën në të gjitha kompeticionet këtë sezon, por akoma nuk ka zbritur në fushë nën urdhrat e trajnerit të ri, Xavi.

Flitet se lojtari do të mungojë të paktën 4 muaj sepse do të operohet në Finlandë dhe do të rikthehet në dispozicion të trajnerit në prill të vitit 2022. / Oversport.tv