Barcelona shmang turpin dhe vazhdon në Copa del Rey, kualifikohet edhe Valencia

Barcelona ka shpëtuar nga turpërimi në Copa del Rey pasi përmbysi rezultatin ndaj modestëve të Linares. Ekipi i Xavit fitoi me rezultatin 2-1 në një ndeshje që nuk e pati aspak të lehtë të merrte avantazhin.

Vendasit shënuan të parët me anë të Hugo Diaz në minutën e 19. Edhe pse pati disa përpjekje për të ndryshuar rezultatin, katalanasit nuk ia dolën dot të shënonin në pjesën e parë.

Megjithatë, në pjesën e dytë Xavi bëri disa zëvendësime për t’i dhënë edhe një tjetër rritëm lojës. Rezultatin e barazoi Ousmane Dembele që u hodh në fushën e lojës me nisjen e pjesës së dytë.

Ndërkohë, përmbysja erdhi nga Jutgla 6 minuta më vonë, për t’i dhënë kështu edhe fitoren Barcelonës. Me këtë fitore, ata gjithashtu u kualifikuan për fazën tjetër të Copa del Rey.

Janë kualifikuar gjithashtu edhe Valencia, dhe Real Sociedad pasi mposhtën respektivisht Cartagenan me rezultatin 2-1 dhe Leganes me rezultatin 3-2. /oversport.tv

COPA DEL REY – FAZA 1/16
LINARES-BARCELONA 1-1
Shënues:
Hugo Diaz 19’ / Dembele 63’, Jutgla 69’

CARTAGENA-VALENCIA 1-2
Shënues:
Soler 35’, Cheryshev 90+3’ / Ortuno 75’

LEGANES-REAL SOCIEDAD 2-3
Shënues:
Isak 8’, Oyarzabal 43’, (pen) 74’