Barcelona shtanget nga Iago Aspas, Espanyol nuk fal kundër Granada

Barazim dramatike, me rezultatin 3-3 mes Celta Vigo dhe Barcelona. Iago Aspas ishte heroi i vendasve, në një ndeshje të çmendur në LaLiga.  Katalanasit e nisën ndeshjen në mënyrë fantastike, pasi për pak më shumë se gjysmë ore lojë shënuan tre gola.

Talenti Ansu Fati e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e pestë, me një gjuajtje brenda zonës, ndërsa më pas skenën e morën edhe Sergio Busquets dhe Memphis Depay, që e çuan ndeshjen në 0-3 për Barcelonën që drejtohej nga Sergi.

Fraksioni i dytë i lojës i befasoi të gjitha. Iago Aspas riktheu shpresën te Celta Vigo, pasi shënoi 10 minuta pasi nisi pjesa e dytë. Vendasit nuk kishin ndërmend të dorëzoheshin dhe Nolito e hapi takimin me golin e dytë.

Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Iago Aspas me një goditje në hyrje të zonës befasoi Barcelonën me golin e barazimit. Një çmenduri dhe konfirmim i krizës së katalanasve këtë sezon.

NDESHJA TJETËR – Festë edhe për Keidi Baren, i cili ishte titullar sot me skuadrën e Espanyol. Katalanasit triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 kundër Granada. Pedrosa zhbllokoi ndeshjen, kurse më pas realizoi edhe Raul de Tomas.

Epërsia e dyfishtë e Espanyol ishte e vështirë për miqtë, që nuk ia dolën të reagojnë dot dhe në fund ishin të detyruar të pajtoheshin me humbjen. Skuadra e Bares me këtë fitore shkoi në kuotën e 17 pikëve dhe renditet në vendin e dhjetë.

LALIGA – JAVA 13

Espanyol-Granada 2-0
Shënues:
Pedrosa 30’, de Tomas 42’

Celta Vigo-Barcelona 3-3
Shënues:
Aspas 52’, 96’,  Nolito 74’ / Fati 5’, Busquets 18’, Depay 34’

/ oversport.tv