Barcelona nuk di të fitojë. Sërish barazim dhe këtë herë 0-0 ndaj Cadiz në transfertë. Dominimi i katalanasve në zotërim topi nuk është përkthyer në raste të pastra shënimi, sidomos në pjesën e parë të ndeshjes.
Goditjet në kuadrat në 90 minuta janë vetëm 2, kundrejt tre të rivalit. Edhe tentativat janë më të paktë, madje as sa gjysma e Cadiz që tentoi 13 herë portën, kurse Barcelona 6 herë. Fraksioni i dytë i lojës u bë më i vështirë me daljen e Frank De Jong me karton të kuq.
Nervat nuk i mbajtën as trajnerit Ronald Koeman, gjithashtu i ndëshkuar në minutat shtesë. Një Barcelonë që skuqet nga kartonët, si dhe që nxihet nga rezultatet jo të mira në LaLiga, vecc humbjes ndaj Bayern Munich në Champions League.
NDESHJET E TJERA – Real Sociedad ka regjistruar rezultate të mira në 6 javët e fundit, teksa ka pësuar vetëm një humbje kundër Barcelonës. Baskët sonte fituan në transfertë kundër Granada, me rezultatin 3-2 dhe renditen në vendin e tretë me 13 pikë.
Granada shënoi e para me Sanchez, ndërkohë që Elustundo dhe Merino e përmbysën rezultatin. Një penallti ktheu baraspeshën, pasi Milla shënoi. Real Sociedad gjithsesi nuk u dorëzua dhe me golin e dytë personal të Elustundo mori fitoren dhe tre pikët.
Real Betis ka triumfuar kundër Osasuna 3-1 dhe i ka parakaluar këta të fundit në renditje. Hermoso shënoi i pari për miqtë nga Andaluzia, ndërsa Garcia barazoi. Juanmi dhe Willian Jose realizuan edhe dy gola të tjerë, duke i dhënë fitoren skuadrës së Betis.
LALIGA – JAVA 6
Granada-Real Sociedad 2-3
Shënues: Sanchez 9’, Milla (pen.) 70’ / Elustondo 52’, 82’ Merino 60’
Osasuna-Betis 1-3
Shënues: Garcia 39’ / Hermoso 21’, Juanmi 80’, Willian Jose 93’
Cadiz-Barcelona 0-0
/ oversport.tv