Barcelona synon të rrëmbejë yllin e Realit të Madridit

Marco Asensios i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të transferohet te rivalët e Barcelonës verën e ardhshme.

Sipas “El Mundo Deportivo”, spanjolli mund të largohet me parametër zero në qershor të vitit 2023 tek “armiqtë” e Barçës. Lojtari i pëlqen klubit “blaugrana” për moshën dhe cilësitë që ka.

Konfirmimi i interesimit të Barcelonës vjen edhe nga shtypi britanik, që shkruan se “Barça është gati të rrëmbejë një yll të Realit”. Sulmuesi ka shënuar 50 gola në 239 ndeshje që ka luajtur me fanellën e Realit që nga viti 2015. / Oversport.tv