Barcelona ultimatum për Ousmane Dembele, cakton datën finale për rinovimin

Vazhdon ngërçi në negociatat midis Barcelonës dhe Ousmane Dembele. Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, katalanasit nuk janë të kënaqur me sjelljen e lojtarit dhe kanë menduar t’i vendosin atij një ultimatum. Ata presin nga lojtari të nënshkruajë deri në datën 15 dhjetor, në të kundërt do të hidhet në merkato.

Sipas prestigjiozes spanjolle, vullneti i të dyja palëve për të rinovuar ekziston, por nuk po gjendet një marrëveshje që t’i lejë ata të kënaqur. Kështu, ata do të përpiqen në ditët e ardhshme për të gjetur një të mesme të artë ku të dyja palët do të mbeten të kënaqura.

Megjithatë, agjentët e lojtarit po shikohen si një pengesë. Ata nuk dëshirojnë që lojtari të qëndrojë në Barcelonë, por të transferohet diku tjetër për të përfituar edhe komisionin e transferimit. Si pasojë, situatën nga afër po e ndjekin dy klube angleze që janë të interesuara për lojtarin. Bëhet fjalë për Manchester United dhe Newcastle. /oversport.tv