Ronald Koeman do të qëndrojë tek Barcelona, të paktën deri ndeshjen e së shtunës në transfertë kundër Atletico Madrid.
Sipas asaj që raportojnë faqet kryesore online të disa të përditshmeve spanjolle, drejtuesit e klubit kanë vendosur që të mos marrin vendime të nxituara, pas humbjes së dy ndeshjeve në fazën e grupeve të Champions League.
Pas humbjes së djeshme kundër Benfikës, tekniku holandez u ankua, duke thënë se nuk e dinte nëse kishte besimin e drejtuesve të klubit, të cilët u mblodhën në një takim për të vendosur fatin e tij.
Klubi do të vlerësojë nëse rikthimi i disa lojtarëve si Ansu Fati dhe Pedri, për ndeshjen në “Wanda Metropolitano” mund të zgjojë skuadrën.
Pas takimit të së shtunës do të ketë një pushim prej 15 ditësh për ndeshjen e Nations League, kohë gjatë së cilës klubi do të ketë kohë të marrë vendimet e duhura. /Oversport.tv
‼️Barcelona are looking for a new manager and the current plan is to change, but it could take some days.
• The process has started with the whole board involved.
• The club is talking with many different candidates to replace Ronald Koeman.#FCB 👥
Via (🟢): @FabrizioRomano pic.twitter.com/R69GJ6z9g7
— Barça Buzz (@Barca_Buzz) September 30, 2021