Barcelona zyrtarizon trajnerin e përkohshëm, pritet Xavi

Sergi Barjuan është trajneri i Barcelonës përkohësisht. Klubi katalanas ka dalë me njoftim dhe bën me dije se pas largimit të Koeman është pikërisht trajneri i Barcelona B ai që do e drejtojë ekipin.

Sergi, i cili ka luajtur si mbrojtës i majtë, ka qenë pjesë e katalanasve si futbollist për 9 vite, në periudhën 1993-2002.

50-vjeçari e ka nisur karrierën si trajner te moshat e Barcelonës, për të drejtuar më pas ekipe si Recreativo, Almeria e Mallorca në Spanjë, kurse në Kinë ka qenë në krye të Zhejiang Greentown për dy vite.

Sergi do ta drejtojë Barcelonën, në pritje të Xavi që duhet të zgjidhë kontratën me Al Sadd. Legjenda e katalanasve e ka pranuar sfidën për të drejtuar ekipin ku ka shkëlqyer si futbollist. / oversport.tv