Barella feston fitoren ndaj Veronës me një shishe verë që kushton 1200 euro

Nicolò Barella ka festuar me një dolli suksesin e Interit përballë Veronës, sfidë që u zhbllokua nga goli i tij shumë i bukur.

Mesfushori zikaltër, që është një ekspert dhe i apasionuar pas verërave, nuk është kursyer dhe në rrjetet sociale ka postuar foton e verës me të cilën ka shoqëruar darkën pas fitores.

Një Meursault 1er Cru “Les Clos des Ambres” e vitit 2009, një shishe që vlen mbi 1200 euro. Një verë shumë e mirë, që Barella e meriton, sepse është rikthyer sërish në nivele të larta në fushën e blertë me fanellën zikaltër. / Oversport.tv