Barella: Gabova në Madrid, u kërkova falje të gjithëve

Ishte një reagim në gjaknxehtësi e sipër, por ai u pendua menjëherë, sepse komplikoi ndeshjen e shokëve të tij dhe tashmë rrezikon që të mungojë në 2 ndeshjet vendimtare të 1/8-ve të finales së Champions League.

Nicolò Barella, në një intervistë për SportMediaset, analizon dhe shpjegon kartonin e kuq që mori në ndeshjen kundër Realit të Madridit: “Gabova që reagova pas shtyrjes së marrë. Sigurisht që ishte një gjest i shëmtuar dhe më vjen keq, sepse iu përgjigja një provokimi dhe nuk duhet ta bëja”.

Në përfundim të ndeshjes Barrella foli me gjyqtarin gjerman Felix Brych: “I kërkova falje atij dhe Militaos. Nuk e di se çfarë do të vendoset (1 apo 2 ndeshje skualifikim), por unë mendova se duhet të kërkoja falje pavarësisht kësaj”.

Gjithçka është sqaruar, ndonëse nuk kishte nevojë që të ndodhte, madje Barella i ka kërkuar falje edhe shokëve të skuadrës që i la në baltë në atë ndeshje të rëndësishme. / Oversport.tv